Opel Astra Classic.
Teknologjia inovative e Astrës mundëson dhe lartëson përvojën e gjithë vozitësve. Dizajni ekspresiv me një teknologji të përparuar na jep kënaqësi, siguri dhe komformitet, Opel Astra plotësisht mëshiron filozofinë e vijave më të reja të Opelit deri në detajet më të vogla. Si perspective dhe tipar dominues është linja qëndrore e kapakut para që e mban motorin me një formë V.
Linja perfekte e Opel Astrës është rezultat i fabrikës 'OPC Line Pack 2', e cila posedon dimensione të gjëra dhe me pjesë të pasme të ulët, me një elegancë dhe dinamizëm edhe në momentin kur makina është e palëvizshme, me rrota praktike për të gjithë rrugët.
Opel Astra Sedan me 4 dyer- Me formë klasike dhe dinamike. Opel Astra veturë me të gjitha cilësitë të cilat e bëjnë kompakt klasën e makinave Astra.
Opel Astra hatchback 5-dyer - Opel Astra hatchback 5 dyer kombinon stilin me shkathtësinë. Karakteristikat e shumta standarde dhe fakultative të avancuara e bëjnë Astrën të renditet në vend të parë. .
Opel Astra Caravan- me stil dinamik dhe me kapacitete shtesë: Opel Astra Station Wagon është sintezë e përsosur e hijeshisë sportive dhe dobisë praktike