Opel Corsa.

Me plotë çudira, komode dhe energjike, Opel CORSA me 5 dyer është e përkryer për të gjithë miqtë dhe familjarët tanë, e cila gjithmonë na fal kënaqësi.

Zbuloni verzionet që ju kërkoni, zgjidh një nga verzionet e këtij modeli duke filluar nga CORSA Essentia deri te CORSA GSI. Opel CORSA është elegante si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

Do ju habit hapësira e brendshme, do ju kënaq dhe do ndjeheni të rehatshëm duke individualizuar karakteristikat e Opel CORSA me të tuat.

Ambient tërheqës, ulëse luksoze, shkëlqim dhe ndriçim i kontrolluar janë të gjithë performancat që e bëjnë Opel CORSA makinë të përsosur për ju.

Modeli special i Opel CORSA për 111 vjetorin, ofron një dizajn me pajisje të brendshme unike dhe me një çmim vjetor mjaft të levërdisshme.

Cilat ngjyra i preferoni? Ngjyrat e linjës Opel CORSA janë: Color Edition, Vala Color, Color Gara dhe nëse ju doni mund të kombinoni ngjyra të ndryshme me karakteristikat që ju i preferoni.

Dizajni ekspresiv me një teknologji të përparuar na jep kënaqësi, siguri dhe komformitet, Opel CORSA plotësisht mëshiron filozofinë e vijave më të reja të Opelit deri në detajet më të vogla. Nga tani e tutje, të vozitësh me Opel CORSA do të thotë të argëtohesh edhe atë me motor të fuqishëm dhe me konsum të reduktuar.

Opel Corsa ABS është më shumë se sa ABS e ''zakonshme''. Ai është sistem i gjeneratës më të re, i cili përfshinë më shumë funksione tjera plotësuese si: Shpërndarja elektronike e fuqisë së frenimit, ky funksion përsos performancën e frenimit varësisht peshës së automjetit.

Kontrolli i frenimit në kthesa: përmirëson stabilitetin e frenimit gjatë kthesava. Kontroll i stabilitetit linear zbulon dhe korrigjon ndonjë tendencë për paqëndrueshmëri në vijë të drejtë gjatë frenimit, duke ulur presionin e frenimit.