Opel Astra.

Opel Astra posedon të gjitha kualitetet e një ylli: pamje të shkëlqyer, performancë të mahnitshme me trup sportive, e pajisur me risitë më të fundit teknologjike. Astra sjellë energjinë më të re të Opelit.

Pjesa e parme e këtij modeli ka ngjashmëri me Insignia Opel. Me pamje sportive, e ndërtuar me një stil të veçantë me drita në formë të syrit.

Linjat e qeta të dizajnuara në këtë model, krijojnë një ndjenjë harmonie. Materialet përbërëse të Opel Astra-ës i takojnë një cilësie të lartë, të gjithë sipërfaqet kryesore të këtij automjeti janë të veshura me material që të falë një ndjesi të butë.

Pjesët e kromit të përdorura nga ana e vozitësit i japën pamje moderne dhe teknike ambientit brenda veturës.

Opel Astra vëmendje të veçantë ju përkushton detajeve, të tilla si, dizajni praktik, vendosja e një paneli qendror me shumë elemente dhe butona kontrollues multifunksional. Astra e re me të vërtetë ofron një shumëllojshmëri të klasit të parë me karakter sportiv, dinamik dhe zbavitës.

Opel Astra vjen nga një gamë e sofistikuar e teknologjive pioniere. Opel Astra e re është shpërblyer me një nga çmimet më prestigjioze në industrinë e automobilave, 'Goldenes Lenkrad 2009'