Servisi Ynë

Auto CEM përpiqet që të përkujdesët në mënyrë të veçantë për servisin dhe riparimin e automjetit tuaj. Ekipet profesionale të shërbimeve tona do t'ju ndihmojnë në mirëmbajtjen e veturës tuaj dhe njëkohësisht për të ruajtur vlerën e saj edhe në rishitje.

Shërbimet e serviseve punojnë çdo ditë, përveç të dielës prej ora 08.00 deri në ora 17.00, dhe janë të përgatitur për t'u shërbyer klientëve në nivel të lartë profesional në përputhje me standardet strikte të Opel-it dhe Chevrolet-it.

Stafi ynë është i trajnuar me kurse profesionale të qendrës GM në Gjermani, pikërisht për automjetet e llojit Opel dhe Chevrolet. Qëndra jonë e shërbimit është e pajisur me mjete, aparate, kompjuterë që janë pjesë e ndërmarrjes informative globale të sistemit.

Me ndihmën e kësaj aparature, shërbimi ynë bëhet i shpejtë dhe kualitativ. Ju mirëpresim dhe jemi të sigurtë se do ngeleni të kënaqur nga shërbimi jonë profesional.