Opel Vivaro.

Praktike, fleksibile dhe e gatshme për një biznes të suksesshëm. Hapësirat e Opel Vivaro na ofrojnë komoditet për 9 pasagjerë. Shih modelin e furgonit Vivaro, një furgon me pajisje të nivelit të lartë, me mundësi komode për të transportuar njerëz, valixhe ose mallra të ndryshme.

Karakteristikat e Opel Vivaro janë: elegante, funksionale dhe praktike për t'u vozitur. Përveç këtyre tipareve, kjo makinë pasagjerëve të vet ju ofron edhe disa pjesë tjera shtesë. Kabinë e gjërë- kabina e Opel Vivaro është një zonë praktike gjatë vozitjes. Duke u bazuar në kontrollin elektronik, ulësen dhe timonin e vozitësit, ajrin e kondicionuar, dritaret elektrike, ju mund të merrni udhëtim të gjatë me këtë lloj të makinës.

Hapësira të gjëra, ulëse komode, ndriçim të lartë, përdorimi i materialeve kualitative së bashku me standardet e larta krijojnë një përshtypje mbresëlënëse dhe të qëndrueshme.

Kudo që të shikoni do gjeni risi. Opel Vivaro e re karakterizohet me befasira të panumërta si nga përmbajtja e brendshme ashtu edhe nga pamja e jashtme. Opel Vivaro është një nga furgonat më të efektshëm në kombinim me harxhimet e ulëta dhe funksionet intelegjente, ideale për udhëtime familjare.