+389 (0) 44 353 330

Magjistralja Shkup - Tetovë, 1200 Теtovë, R. e Maqedonisë

Të nderuar klient,

Për të patur mundësinë që t`i ndjekni trendet më të reja në zonën e teknologjisë së veturave, me rëndësi është që të kuptoni menaxhimin strukturor me trajnim dhe edukim.

Këshillime kompetente,diagnostifikimin dhe shërbimin që e ofroni së bashku me të punësuarit tuaj në mënyrë afatgjate do ti afrojë klientët tuaj me kompaninë tuaj dhe do të sigurojë ardhmërinë në punën tuaj.Sigurisht që fillimisht duhet të investoni që të mund të mblidhni fruta,por përvoja tregon që shpenzimet paguhen për një kohë të shkrutër.

Edukimi AutoCem jua jep mundësinë në ate proces zgjerimi edhe ate në aspekt të ofertës aktuale të edukimit dhe trajnim për të cilat në fund do të merni qertifikata.

Në vazhdim ju prezantojmë një pasqyrë të programës sonë të edukimit sidhe veprimet për edukimin dhe trajnimin e mëtejshëmpër vitin 2015.

Gëzohemi në pjesmarjen tuaj,sidhe në pjesmarjen e punonjësve tuaj në trajnimet tona.

Qëllimi kryesorë i programit është që pjesmarësi të arijë njohuri,aftësi dhe kompetenca për kërkesa të teknikave kryesore gjatë regjistrimit dhe mirëmbajtje moderne të motorave të automobilave sidhe përdorim korekt të mjeteve dhe paisjeve.

Мënyra e realizimit të programit është përmes trajnimit praktik dhe teorik që con deri në мarjen e qertifikatit ‘’Automekanik për sistem modern tek mjetet motorike’’.

Kohëzgjatja e programit është 264 orë prej të cilave 56 orë janë trajnim teorik,182 orë janë trajnim praktik në kushte reale pune sidhe 26 orë janë të parapara për vlerësimin.Pjesa praktike dhe teorike e programit do të realizohen nga e hëna deri të premten .Trajnimi teorik realizohet në pjesë të specializuara brenda kompanisë nën ligjerimin e profesorit ndërsa trajnimi praktik brenda kompanisë për kohën në të cilën pjesmarësve do ju përkushtohet punonjës trajnues i punësuar në kompani.

Vlefshmëria e aritjeve të pjesmarësve zbatohet pas përfundimit të pjesës teorike përmes kontrollimit të njohurive me test,ndërsa pas mbarimit të trajnimit praktik vijon edhe testimi përfundimtarë,përmes të cilit do të definohen aftësitë dhe kompetencat e aritura.Pas kalimit me sukses të testimit përfundimtarë pjesmarësit fitojnë qertifikatë ‘’Automekanik për sistem modern tek mjetet motorike’’.

Pas mbarimit të programit pjesmarësi do të fitojë njohuri,aftësi dhe do të jetë në gjendje:

  • Të planifikojë dhe organizojë punën,në grupe dhe në mënyrë të pamvarur
  • Të përgatisë vendin e punës,mjetet,makineritë dhe instrumentet matëse;
  • T`i mirëmbajë dhe t`i servisojë veturat sipas rekomandimeve të prodhuesit
  • T`i rregullojë dhe t`i ndërojë pjesët,lidhjet dhe paisjet e motorit dhe mekanizmin bartës
  • Të kontrollojë dhe të shqyrtojë punën e motorit dhe paisjeve tjera
  • Të sigurojë pjesë rezervë dhe materiale harxhuese,në varshmëri me procesin e punës
  • Të përpunojë urdhëresat e punës dhe dokumentacionin teknik që është i nevojshëm për ekzekutimin e rregullt të detyrave të punës
  • Të përdorë literaturen eksperte dhe udhëzimet për ekzekutim kualitativ të punës
  • Të zbatojë masat për mbrojtje personale dhe mbrojtje të rrethit