+389 (0) 44 353 330

Magjistralja Shkup - Tetovë, 1200 Теtovë, R. e Maqedonisë

Servisi profesional i veturës tuaj

Auto CEM përpiqet që të përkujdeset në mënyrë të veçantë për servisin dhe riparimin e automjetit tuaj. Ekipet profesionale të shërbimeve tona do t'ju ndihmojnë në diagnostikimin e problemeve, mirëmbajtjen e veturës tuaj dhe njëkohësisht do të kujdesen për të ruajtur vlerën e saj edhe në rishitje.

Servisi punoon çdo ditë, përveç të dielës prej ora 08.00 deri në ora 17.00, ku ekspertët tonë janë të përgatitur për t'u shërbyer klientëve në nivel të lartë profesional në përputhje me standardet strikte të Opel-it dhe Chevrolet-it. Stafi ynë është i trajnuar me kurse profesionale të qendrës GM në Gjermani, pikërisht për automjetet e llojit Opel dhe Chevrolet.

Korektësia dhe saktësia janë vlerat që ne i përfaqësojmë

Qëndra jonë e shërbimit është e pajisur me mjete, aparate, kompjuterë që janë pjesë e ndërmarrjes informative globale të sistemit të kompanisë GM. Me ndihmën e kësaj aparature kompjuterike, shërbimi ynë bëhet i shpejtë dhe kualitativ. Problemet me veturën tuaj zgjidhen shpejtë dhe saktë falë teknologjisë së lartë dhe profesionalizmit të stafit tonë teknik. Ju mirëpresim dhe jemi të sigurtë se do ngeleni të kënaqur nga shërbimi jonë profesional.